Si sot , në vitin 1997, Gianni Versace kthehej në shtëpinë e tij në Ocean Drive( Miami), por nuk arriti dot të kalonte portën e shtëpisë. Andrew Cunanan, një vrasës serial u shfaq në befasi dhe e qëlloi me armë zjarri dy herë në kokë.
Sot kanë kaluar 19 vjet nga vdekja e tij e parakohshme që ka lënë një boshllëk të madh në industrinë e modës. Pasi me Giannin u zhduk një krijues, një vizionar, pioneri i modës , krijusi i lookut dhe supermodeleve të viteve ’90.
Pas vdekjes së tij, ka qenë motra e tij Donatella Versace ajo që ka marr drejtimin e markës, duke e modernizuar dhe përshtatur me ritmin e ri të industrisë por gjithmon duke i qëndruar besnike ideve fillestare të Giannit.