Teksa ende nuk dihej nëse grushti i shtetit ishte realizuar apo jo, një nga spikeret e televizionit turk CNN ka deklaruar se grushti i shtetit ishte realizuar. Sipas saj, kjo ishte një mënyrë për të shpëtuar nga forcat e armatosura, prandaj ajo është detyruar të lexojë deklaratën e ushtarakëve, shkruan “Jeta osh qef”. “Më detyruan ta lexoja me armë në kokë. Kemi ndenjur rreth 3-4 orë të mbushur me frikë dhe me ankth. Më pas na kanë lidhur me pranga dhe litarë dhe na kanë kërcënuar vazhdimisht.” Momentalisht forcat pro-qeveritare kanë marrë nën kontroll të gjithë vendin dhe mediat.