Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij… 15/03/2026
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Përgjaken rrugët e Tiranës/ Vajzat bënin selfie dhe shkaktuan aksident

16/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Përgjaken rrugët e Tiranës/ Vajzat bënin selfie dhe shkaktuan aksident

Tri aksidente me 5 të plagosur dhe disa makina të shkatërruara kanë ndodhur dje në Tiranë, brenda pak orësh. Aksidentet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, kur një shofer i dehur ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me 6 makina të parkuara në anë të rrugës. Për pasojë është plagosur ai vetë, si dhe dy pasagjerët që ndodheshin në makinë me të. Ndërsa makinat që ai ka goditur njëra pas tjetrës janë shkatërruar plotësisht. Disa orë më vonë ndodhën edhe dy aksidente të tjera, që fatmirësisht u mbyllën pa pasoja të rënda, megjithëse dy kalimtarë mbetën të plagosur nga pakujdesitë e shoferëve. Të plagosurit janë dy kalimtarë, një burrë e një grua në moshë, që u goditën në dy zona të ndryshme të Tiranës, teksa kalonin nga njëra anë e rrugës në tjetrën. I pari ndodhi në Rrugën Bardhyl dhe u shkaktua nga një 19- vjeçare që drejtonte një mjet tip “Smart”, ndërsa i dyti në Unazë, pranë ish-Tregut Dinamo. Në këtë ngjarje drejtuesi i mjetit nuk ndaloi, duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja dhe ende nuk është identifikuar nga Policia.





Vajzat bënin selfie, shkaktuan aksident

Adoleshentja që drejtonte makinën tip “Smart”, me targë AA 433 LE, që shkaktoi aksidentin paraditen e djeshme te Rruga Bardhyl, ka qenë duke bërë selfie me shoqen e saj që ishte pasagjere dhe nuk e ka parë kalimtarin. Vetëm në momentin e fundit, kur i është afruar semaforit, ajo ka parë që një burrë po kalonte vetëm pak hapa para makinës, por nuk ka pasur kohë të frenojë. Megjithatë, instinktiviksht ka kthyer timonin, duke goditur fillimisht shtyllën e ndriçimin në trafikndarësen e Unazës, gjë që ka lehtësuar disi goditjen e kalimtarit. I plagosuri ka qenë duke kaluar në vijat e bardha, por shpërqendrimi i shoferes 19-vjeçare që po fotografohej bashkë me shoqen bëri që të ndodhte aksidenti./ Panorama


Tags: aksidentetSelfietirane
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij…
Breaking News

“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij…

15/03/2026
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës
Breaking News

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës

14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!
Breaking News

Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!

14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!
Breaking News

Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!

14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!
Breaking News

Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!

14/03/2026
Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!
Breaking News

Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!

14/03/2026
Next Post
Prezantuesja seksi e ekranit shqiptar: Nuk lidhem në verë se është shumë vapë

Prezantuesja seksi e ekranit shqiptar: Nuk lidhem në verë se është shumë vapë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera