Një hedhje në pishinë për të gjetur pak shpëtim nga i nxehti do t’i pëlqente të gjithëve, por çfarë rreziku na pret pas kësaj? A janë të vërteta shqetësimet e njerëzve për ujin e pishinave? A ekziston mundësia e prekjes nga ndonjë sëmundje infektive dhe si mund të shmanget kjo? Këshilla të dobishme që do t’ju bëjnë të lini mënjanë frikën vijnë në ‘revistawho.com‘…
Sëmundjet infektive në pishina
Sëmundjet më të zakonshme që vijnë nga larja në pishina, sipas specialistëve janë infeksionet e veshit dhe llojet e ndryshme të infeksioneve të lëkurës, të favorizuara nga prania e mikrorganizmave të padukshëm në ujë.
Të gjitha këto vijnë nga mirëmbajtja e dobët e impianteve të pastrimit si dhe nga temperatura e papërshtatshme e ujit. Specialistët thonë se shkak për këto sëmundje janë edhe sekrecionet e ndryshme nga trupi i njeriut. Por rreziku më i madh vjen nga prania e bakterit stafilokok që gjendet në lëkurën e dëmtuar, pra kur kemi ndonjë plagë apo të vrarë.
Këshillat, ja çfarë nuk duhet të bëni në pishina
Patrizia Laurent, doktoreshë e higjenës në Universitetin Katoik të Romës këshillon: “Mos u lani kurrë në pishinë, kur keni një plagë të hapur, ndotet uji i saj”. Një tjetër këshillë kur nuk duhet të laheni në pishina. Kur keni temperaturë, nuk duhet të shkoni në pishinë, e njëjta gjë edhe kur keni një dhimbje të thjeshtë fyti. Këto raste, sipas specialistëve përbëjnë kushtet ideale të rritjes së stafilokokut. Për të reduktuar deri në minimum rriskun e infeksioneve, edhe një dush i thjeshtë para larjes mund të bëjë shumë. Ndoshta nuk e dinit, por eliminon 80% të florës bakteriale tranzitore që kemi thithur pa e ditur as ne. Ashtu siç kanë vëretuar shumë hulumtime, klori nuk mjafton për të siguruar higjenën totale në pishinë. “Një shembull i mirëmbajtjes së dobët në pishina është shfaqja e legionellës, një bakter që riprodhon veten në temperatura nga 20 gradë celsius deri në 45 gradë celsius. Ky mikroorganizëm rritet brenda impianteve hidraulike, duke u përhapur edhe në dushe e rubineta”, shton doktoresha Laurenti. Dizifektuesit me bazë klorin formojnë kompozime organoklorikale, të cilat nëse thithen në sasi të madhe nga personat që notojnë mund të shkaktojnë ekzema dhe skuqje të lëkurës. Dëshira për ta gëzuar pishinat, nuk përbën më një problem. Mjafton thjeshtë të vëmë në veprim ato pak këshilla të thjeshta që zvogëlojnë në minimum rrezikun e infeksioneve të bezdisshme.