Qarkullonte prej kohësh si thashethem në rrethet mediatike, por më në fund konfirmohet nga vetë protagonistët. Ledion Liço dhe Sara Hoxha, pritet të bëhen prindër. Moderatori dhe autori i “Top Awards” i ka njoftuar të gjithë ndjekësit e tij në instagram për lajmin e bukur se ai dhe Sara presin një fëmijë, përmes kësaj fotoje që mban diçiturën: Të lumtur, të tre ne… Duket se gjërat në marrëdhënien e çiftit janë bërë shumë serioze, aq sa ata kanë vendosur të sjellin në jetë një fëmijë. Vetë Ledioni ka rrëfyer pak kohë më parë se ai dhe Sara kanë disa kohë që bashkëjetojnë dhe mesa duket fëmija që do të vijë është forma që ata kanë zgjedhur për të celebruar dashurinë.