Alicia Keys ka mësuar se si ta respektojë veten e saj siç duhet pasi është bërë nënë. Këngëtarja ka dy djem me bashkëshortin Swizz Beatz. Pasi kuptoi se sa e rëndësishme ishte koha me familjen, ajo vendosi t’ju thoshte “jo” ofertave të ndryshme nëse ato do e largonin nga djemtë e saj. “Mendoj se ishte një ndryshim tepër i madh kur solla në jetë djalin tim të parë”- është shprehur ajo për revistën “Citizens of Humanity”. “Nga ai moment nisa të respektoja veten time për herë të parë, kuptoj që mund t’ju duket e çuditshme por mendoj se ashtu është e vërteta. Po respektoja për herë të parë kohën time dhe kuptova vlerat e saj”.