Ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani vijon ta përndjeke luksi i shfrenuar. I akuzuar për vjedhjen e 7 milion dollarëve, ai shfaqet i relaksuar duke pushuar në jug të vendit bashkë me familjen e tij. Ajo që të bie në sy nga disa foto të siguruara nga ‘Boldnews.al’ janë rrobat e banjës së ish-Guvernatorit të cilat e tejkalojnë rrogën mesatare mujore të një qytetari të thjeshtë. Fullani shihet i mbathur me një palë rroba banje të markës “Vilebrequin”. Ata që jetojnë mes luksit dhe parasë e njohin fare mirë këtë markë të shtrenjtë. Nga një hulumtim në faqen zyrtare të “Vilebrequin” shihet se rrobat e banjës të Fullanit, të stilit “Moon Fishes”, shkojnë nga 310 dollarë deri në 590 dollarë. Pak javë më pare, Fullani i akuzuar për vjedhje, arriti të fitonte një proces gjyqësor për dëmshpërblim, pasi sipas tij ishte larguar padrejtësisht nga puna./ Boldnews.al