Muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në gjithë botën, dhe muaji i 14 më radhë që rekordet globale të nxehtësisë u thyen, thonë shkencëtarët.
Administrata Atmosferike dhe Oqeanike Kombëtare e ShBA-së (NOAA) ka thënë se këtë qershor temperaturat globale të detit ishin pjesërisht më të larta së në qershorin e vitit të kaluar, ndërsa temperaturat e tokës ishin të njëjta, raporton BBC, përcjell Express.
Rekordet e saj të temperaturave globale datojnë që nga vitit 1880, plot 137 vjet.
Shumica e shkencëtarëve ia atribuojnë ngritjen e temperaturave emetimeve të gazrave.
Ata, po ashtu thonë se ndryshimi klimatik është, të paktën pjesërisht, fajtor për një numër të fatkeqësive mjedisore nëpër botë.
Temperatura mesatare e kombinuar në sipërfaqet tokësore globale dhe oqeanike për qershorin ishin 0.9C, më e lartë se mesatarja e shekullit 20, 15.5C, sipas NOAA.
Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar, duke mposhtur rekordin e vitit 2014.