Reperi Cozman është cilësuar dje nga mediat si përkrahës i rrjetit terrorist ISIS. Ky konstatim erdhi për shkak se reperi kishte veshur një bluzë që ngjante me flamurin e ISIS. Por, i kontaktuar nga Gazeta Express ai ka mohuar një gjë të tillë. “Jo nuk ka të bëj me ISIS, ajo bluze është dizajn i brendit të rrobave KTZ, ata që kanë shkruar një gjë të tillë le të kërkojnë pak në Google dhe ta shohin këtë firmë”-ka thënë ai duke mohuar mbështetjen e tij për rrjetin ISIS.