Robert Berisha ka folur për Prive në intervistën 60 sekonda. Ai ka treguar që nuk e ka tradhtuar kurrë Norën, por që do e falte nëse mësonte tradhtinë e saj, sepse “një njeri i madh fal”.
Robert Berisha është pyetur edhe për të bijën Renee. Ai ka thënë që Renee është gjithçka për të dhe që, kur të rritet, e mendon në profesionin e aktores. Gazetarja e prive e ka pyetur Robertin kur mendon të bëhet sërish baba me një fëmijë tjetër dhe ai ka thënë pas 3 ose 4 vitesh.








