Ja disa mënyra të cilat mund t’i përdorni për të jetuar sa më qetësisht dhe lumturisht që keni mundësi shkruan Syri.net.
Bëni ushtrime
Duke bërë ushtrime është një mënyrë e mirë ta mbani veten të gëzuar. Ushtrimet në mënyrë të rregullt mund t’i bëni edhe në shtëpi. Nëse zgjoheni më herët çdo mëngjes dhe bëni disa ushtrime, do të jeni të freskët gjatë gjithë ditës.
Falënderoni të tjerët
Falënderoni së paku një person për ndihmën e tij. Falenderoni ndonjërin për diçka që ju pëlqen. Mirënjohja është shumë e rëndësishme në jetë. Nëse e bëni këtë ju nuk do të jeni një humbës, të gjithë do t’iu duan.
Provoni diçka të re
Kjo nuk do të thotë të “çlironi” botën. Provoni diçka që nuk e bëni zakonisht. Risia mund të jetë ndryshim për ju. Provoni të hani diçka të re ose përgatisni diçka që nuk e keni përgatitur më parë.
Provoni të ndryshoni sjelljet e këqija
Nëse keni kapacitet të mjaftueshëm të gjeni të metat tuaja ju duhet të provoni t’i ndryshoni ato. Efektin e ndryshimit të ndonjë sjellje të keqe do ta shihni pas disa ditësh. Nëse konsumoni duhan provoni ta lini. Me këtë praktikë ju do të jeni një shembull për të tjerët.
Bëni diçka për kënaqësinë tuaj
Bëni çdo ditë nga një gjë që ju kënaq. Bëni diçka që ju mbanë të qetë dhe paqësorë. Bëjeni vetë dhe do të jeni shumë mirë.
Praktikoni faljen
Të kontrolloni nervat do të thotë të jetoni gjatë. Nëse dikush bën ndonjë gabim faleni. Askush nuk është totalisht perfekt. Nëse ju i falni të tjerët ju do e keni më të lehtë të pranoni se edhe ju keni të meta. Falja do t’iu dhurojë juve qetësi.
Buzëqeshni
Buzëqeshja është arma më e mirë kundër të gjitha mundësive. Në çfarëdo situate që gjendeni provoni të buzëqeshni. Buzëqeshni kur gjërat janë të tmerrshme. Depresioni nuk do të ju ndihmojë që t’u ikni dhimbjeve. Vetëm buzëqeshja mund t’i largojë vuajtjet në çast.
Dëgjojini njerëzit rreth jush
Vëmendja është diçka që ju e meritoni nga të tjerët. Nëse ju i kushtoni vëmendje të tjerëve atëherë edhe ata do t’iu japin prioritet. Dëgjojini njerëzit rreth jush. Nëse nuk mund të bëni asgjë tjetër atëherë së paku dëgjojini me kujdes të plotë. Kjo do të ju ndihmojë të jetoni të lumtur çdo ditë.
Bëni diçka për njerëzit
Vetëm nëse e komplimentoni dikë është një gjë që e bëni për njerëzit tjerë. Të bëni diçka për të tjerët është të fitoni qetësi për veten. Ju do të ndjeheni krenarë për këtë. Nëse është e mundshme ndihmoni dikë në punë, në mënyrë që puna të bëhet më së miri.
Bëhuni mendjehapur
Mos e mbyllni veten në kafaz. Tregohuni të hapur me të tjerët kur është e nevojshme. Shprehni lumturinë ose mërzinë tuaj me tjerët. Lërini njerëzit t’iu lexojnë për disa kohë. Kjo do ju ndihmojë të mbeteni të freskët.