Nuk ka shumë kohë që djali i një ndër personave më të pasur në Shqipëri, Ardian Fullanit, ish-guvernatorit të Bankës, është ndarë nga e dashura. Me të ai kishte një lidhje 6-vjeçare, por mesa duket përfundimi i saj nuk ka qenë shumë i trishtë për Erik Fullanin, pasi ka nisur një tjetër lidhje.
“Bluetooth” ka arritur të zbulojë fotot, ku ai shfaqet në krah të të dashurës së re më të cilën ka nisur një romancë prej dy muajsh. Miqtë e tyre kanë deklaruar se dy të rinjtë njiheshin prej disa kohësh, dhe pas disa takimesh ata kanë deklaruar lidhjen e tyre.
Eriku dhe vajza në krah të tij shfaqen kudo bashkë, dhe fotot e tyre bashkë dëshmojnë më së miri dashurinë e dy të rinjve.