Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Telashet e artistëve me drogën/ Ja cilët u arrestuan nga policia në periudha të ndryshme

23/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Telashet e artistëve me drogën/ Ja cilët u arrestuan nga policia në periudha të ndryshme

Artistë shqiptarë, madje të konsideruar për vite me rradhë, si yje të skenës shqiptare, kanë patur probleme me drejtësinë për shkak të drogës, përfshirjes së tyre direkte apo indirekte. Rasti më i fundit i arrestimit nga policia ishte ai i Valbona Xekës, e njohur si këngëtare, e cila u kap me 12 gr lëndë narkotike të dyshuar si kanabis. Por cilat janë rastet më të bujshme të arrestimit të artistëve apo këngëtarëve shqiptarë, brenda apo jashtë Shqipërisë, si të përfshirë në rrjetet e drogës apo që i janë gjetur lëndë narkotike, qoftë edhe për përdorim vetjak?





Liljana Kondakçi

Këngëtarja e njohur Liljana Kondakci u arrestua në Greqi për llogari të drejtësisë italiane, e cila e kishte dënuar këngëtaren shqiptare me burg në mungesë nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Këngëtarja u arrestua nga policia e antidrogës në një banesë të Selanikut që e kishte marrë me qera. Në atë kohë58 vjeçe, Kondakçi ishte shpallur në kërkim si anëtare e një prej bandave të trafikut të drogës në Itali. Gjithcka ka filluar në maj të vitit 2006 kur sic bënë të ditur mediat italiane, Kondakci u arrestua në stacionin e trenit Sibari në Cosentino, me tre kilogram kokainë në cantë. Atë kohë ajo kishte deklaruar se pakoja me drogë ishte një dhuratë nga një fans dhe ajo nuk ishte në dijeni për përmbajtjen e saj. Prokuroria e Castrovillari kërkoi dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg për artisten dhe pritësin e mallit, i cili rezultoi se ishte një shqiptar. Në tetor të vitit 2008 vjen vendimi i ri i gjykatës: urdhëri për arrestimin e këngëtares nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, urdhër i cili mbeti i pazbatuar për shkak se Kondakci ishte larguar nga Italia. Vetë këngëtarja lirike e viteve ’80 Liliana Kondakci u shfajësua disa herë publikisht për dyshimet se ajo është pjesë e një bande trafiku të drogës. Ajo ka përgënjeshtruar njoftimet që vinin përtej detit se ajo rezulton anëtare e një grupi trafikantësh të lëndëve narkotike.


Viktor Zhusti

Në mbrëmjen e 5 janarit të vitit 1998, një ndër aktorët më të shquar shqiptarë, arrestohet nga policia greke. Mediat e atëhershme e komentuan me të madhe arrestimin e Viktor Zhustit, i cili u kap me 11 kilogramë heroinë. Për këtë ai u ndëshkua me 18 vite burg nga gjykata greke dhe u caktua që ta vuante dënimin ne burgun “Hanja”. Në një shkrim të “Associated Press”, jeta e aktorit me origjinë greke shfaqet si një metaforë e shtetit shqiptar. i lindur në Athinë, në moshen 3 vjeç ai vjen në Shqipëri me babain e tij shqiptaro-grek. Zhusti rritet në Gjirokaster dhe bëhet një aktor me emer. Ka luajtur në mbi 20 filma, ku një ndër më të dashurit është ai në komedinë “Shi në plazh”. E ëma e tij greke i dërgon një leter shtetit shqiptar duke e falenderuar për të birin. Pas shembjes së diktaturës, Zhusti emigron në Greqi. “është shembulli i njeriut të mirë që nuk i eci në jetë”, thuhet ne artikullin e “Associeted Press”.

Gentian Llanaj

Këngëtari i një prej grupeve rinore në Shqipëri është arrestuar pak vite më parë në Greqi për shitje droge. Gentian Llanaj, mësohet se është ndaluar gjatë një aksioni kundër një rrjeti që shiste lëndë narkotike. Siç shkruan gossip-tv.gr, Llanaj bënte një jetë luksi në shtetin helen dhe pikërisht për këtë arsye ai është vënë nën hetim nga policia, në lidhje me të ardhurat e tij. Disa muaj para arrestimit ai kishte qenë edhe pjesë e një koncerti të zhvilluar në Parthina me këngëtarë të njohur shqiptarë. Policia gjatë hetimeve ka zbuluar se jeta luksoze e Llanajt, vinte për shkak të aktivitetit kriminal dhe jo të punës së tij si DJ. Për pothuajse një muaj agjentët e antidrogës së policisë së Atikës e kanë ndjekur atë pasi kishin informacione në lidhje me një grup shqiptarësh të cilët merreshin me shitje lëndësh narkotike të të gjitha llojeve, kryesisht në një zonë në veri të Athinës, ku ishin disa lokale për të rinj. Këngëtari Gentian Llanaj është mbajtur në vëzhgim dhe gjatë ndjekjes policia ka zbuluar në një banesë kanë konfisfkuar, 1 kilogram e gjysmë kanabis me origjinë shqiptare, 162 gram heroinë dhe më shumë se 20 gram kokainë të pastër.

Cozman

Këngëtari Cozman (Ylber Abdullahu) u ndalua nga policia e Tiranës pak kohë më parë, pasi u kap me 20 gr hashash, të cilën e kishte fshehur në trup. Pas një kontrolli rutinë të njësisë ‘Shqiponja’ Cozman, i cili udhëtonte me mjetin tip ‘Range Rover’ është shoqëruar fillmisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për verifikim dokumentacioni pasi kishte mangësi dhe për xhamat e zinj, por pas kontrollit personal iu gjet në trup një sasi narkotike e dyshuar cannabis sattiva në një sasi prej rreth 20 gramësh. Ndalimi është bërë nga policia në zonën pranë kryqëzimit të Stacionit të trenit. Ligji shqiptar për rastet e narkotikëve është shumë i ashpër dhe parashikon nga 5 deri në 10 vjet burg. /citynews

Tags: Artistetdrogepolicia
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Next Post
FOTOT/ Tuna Sejdiu, histori të re dashurie me këngëtarin 10 vite më të ri

FOTOT/ Tuna Sejdiu, histori të re dashurie me këngëtarin 10 vite më të ri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera