Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT/ Tuna Sejdiu, histori të re dashurie me këngëtarin 10 vite më të ri

23/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTOT/ Tuna Sejdiu, histori të re dashurie me këngëtarin 10 vite më të ri

Tuna Sejdiu dhe Ylli Limani prej disa javësh janë në shënjestër të mediave sociale për një lidhje mes tyre që tejkalon miqësinë. Dy artistët po shpenzojnë gjithmonë e më shumë kohë bashkë, duke filluar nga puna në studiot muzikore, koncerte ku performojnë çift, e deri tek argëtimet në club-et e natës, gjë që ka bërë të dyshohet për një lidhje pasionante dashurie, që sapo ka filluar. Kjo marrëdhënie e re e Tunës nis vetëm pak muaj pas ndarjes së saj nga reperi Cozman, me të cilin pati një lidhje të fuqishme, që u shoqërua edhe me bashkëpunime të suksesshme. Por eklipsimi i Cozman nga këngëtarja në koncertet e tyre, bëri që ai ta ndiente këtë anashkalim dhe t’i jepnim kështu fund historisë së tyre. Gjithsesi, mediat kanë shkruar se për Tunën ka gjithmonë një mashkull tjetër që ia zë vendin atij që iku, pasi ajo gjithmonë suksesin e kërkon çift. Dhe ky është Ylli Limani, 21- vjeçari nga Prishtina, i cili tashmë po komentohet vetëm për marrëdhënien e zjarrtë me artisten 31-vjeçare nga Shkupi. Edhe pse me 10 vite diferencë, mosha mes artistëve nuk përbën asnjëherë problem, nëse atyre u ndodh të gjejnë shpirtin binjak. Këngëtarët nuk e kanë pranuar ende këtë lidhje, por sjelljet e tyre në publik flasin për të kundërtën. Ata e hapën vetë lojën e thashethemeve me disa foto në mesnatë në një club nate, ku Ylli e prekte Tunën në pjesë intime, ndërsa ajo kishte veshur një veshje rrjetë të zezë. Pas ndarjes nga Cozman, Tuna vazhdon të jetë aktive në mbrëmje e koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Nga ana tjetër, edhe Ylli Limani me projektet e reja që solli këtë verë, ia arriti të rezervojë shumë data koncertesh gjatë këtij sezoni artistik. Kjo konsiderohet lëvizja e re Tunës, e cila e kërkon gjithmonë dashurinë paralel me suksesin profesional, pasi ajo gjithmonë mbështetet te bashkëpunëtorët meshkuj. Pas Cozman, Tuna u bë çift në muzikë me Ardian Bujupin, me të cilin performoi në një koncert të përbashkët, ndërsa ndalesa e fundit pas zbehjes së suksesit, është Limani. Tuna hyri në tregun muzikor në vitin 2000 në gjinitë pop, R&B, hip hop, dance-pop. Ndërsa Ylli Limani është djali nga Prishtina që lëvron muzikën pop. Ai u bë i njohur për publikun pas paraqitjes së tij dhe suksesit në edicionin e parë të talent shout “The Voice of Albania”, në nëntor të vitit 2011, kur ishte vetëm 17 vjeç./ Panorama





YLL-LIMANI-TUNA-261x300

Tuna-Altuna-Sejdiu-dhe-Ylli-Limani-qe-mendohet-si-i-dashuri-i-saj-i-ri1


Tags: kengetariLidhjetuna
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…
Breaking News

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
Next Post
FOTOT/ Drejtori i Veliajt, kapet në momente romantike në plazh

FOTOT/ Drejtori i Veliajt, kapet në momente romantike në plazh








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera