Aktorja e njohur e humorit shqiptar, Rudina Dembacaj, është duke shijuar muajin e mjaltit pasi ka finalizuar dashurinë e saj në martesë pak ditë më parë. Por jo vetëm kaq, aktorja ka zbuluar gjithashtu se pret të bëhet nënë. Së bashku me bashkëshortin e saj, ajo ka bërë disa ditë pushime në ishullin e Santorinit në Greqi, e tashmë është duke pushuar në bregdetin e bukur të Himarës. “Muaji i mjaltit vazhdon…ne të tre”, shkruan Rudina në foton e fundit të publikuar në Instagram./ Panorama