Të gjithë e dimë se Adele karakterizohet nga një sjellje e natyrshme, atë e shohim shpesh të qajë kur merr një çmim, ose të tregohet e dashur me fansat e saj në një koncert. Dhe kjo, sepse ajo ashtu është, e thjeshtë dhe e dashur.
Ndërsa përsa i përket pamjes para vitit 2015, Adele shumë rrallë mund të shihej pa eyeliner-in e saj të përsosur, qerpikët e saj fallco dhe vetullat e rregulluara mirë.
Por pas hapjes së llogarisë së saj në Instagram, në tetor të 2015, çdo gjë ndryshoi në lidhje me pamjen e saj. Artistja britanike, që kthehej në muzikë me një qëndrim më të pjekur dhe më pak të depërtueshëm nga kritikat, ndoqi hapat e kolegeve të saj, e cila me ose pa make- up, duhet të ndihej rehat me lëkurën dhe veten e saj. Dhe këtë gje ajo e ka bërë jo një por, pesë herë gjatë turneut të saj Live duke iu bashkuar kështu trendit no make-up.
Të gjitha fotografitë e saj janë bardhë e zi me një mesazh mjaft të rëndësishëm: Kjo jam unë, ju pëlqen ose jo! ”