Deputetja e LSI njëkohësisht bashkëshortja e kreut të Parlamenitit, Monika Kryemadhi ka martuar dje në mbrëmje mbesën e saj, Ines. E bija, Era, publikon fotot nga dasma, duke zbuluar detaje dhe superfustanin e të ëmës. Kryemadhi shfaqet në formë të mirë duke kërcyer vallë popullore, me fisin e saj. ‘’Me nusen dhe dhëndërrin më të bukur’’, shkruan Era Meta. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta mungonte në këtë gëzim familjar, pasi është nisur drejt SHBA-së, për ceremoninë e shpalljes së kandidaturës së Hillary Clinton për presidente të SHBA-ve./Newsbomb