Lidhjet në distancë kanë avantazhet e tyre unike, të cilat nuk mund t’i keni dëgjuar më parë. Ja disa prej tyre:
Keni jetën tuaj
Padyshim që dëshironi të kaloni kohën me partnerin, por nëse do të kishit qenë në të njëjtin qytet vazhdimisht do të mendonit kohën se kur duhet të kaloni kohën së bashku, e kur jo.
Komunikimi…
Duke marrë parasysh që lidhja përfshin shumë komunikim, ju keni mjaft kohë për të praktikuar mënyrën se si shpreheni dhe se si të artikuloni atë çfarë dëshironi dhe çfarë keni nevojë.
I tërë shtrati është i juaji
Gjërat e vogla kanë më së shumti rëndësi! Fjetja me partnerin është një gjë e mirë për shkak se keni mundësi ta përqafoni, të flini zhveshur dhe të bëni seks vonë pas mesnate, por duhet pranuar se edhe të fjeturit e vetme do t’ju bëjë të ndiheni jashtëzakonisht mirë.







