Janë politikanë dhe gazetarë të rëndësishëm në vend. Njerëz që ne i shohim në llogore të ndryshme në debate televizive, që zihen aq shumë, sa të duket se sapo të lënë studiot televizive, mund të vriten me njëri-tjetrin. Por jo, ajo është pjesë e performancës, ajo çfarë njerëzit duan të shohin e të dëgjojnë. Paparaci i ‘Panorama Plus’ i ka fotografuar teksa kalonin pushimet së bashku. Një nga moderatorët më kontraversë që ka ekrani shqiptar, Arian Çani, thotë shpesh se televizioni është një gënjeshtër e madhe. Në fakt, edhe mund ta besojmë teksa shohim në të njëjtin plazh bashkë ministra e gazetarë. Nëse janë duke caktuar temat e debatit për sezonin e ri, apo thjesht janë miq dhe ia kalojnë mirë me njëri-tjetrin, ne nuk e dimë. Por ama duket që janë më se të kënaqur teksa kalojnë pushimet në shoqërinë e njëri-tjetrit./ Panorama