Pas një pune të lodhshme në serialin “Ertugrul”, për aktorin Engin Altan Duzyatan erdhi dita për të pushuar. Një pjesë të mirë të muajit korrik ai e ka kaluar në Europë ku ka zgjedhur të bëjë pushimet me të shoqen, Neslisah Alkocklar. Cifti i martuar prej dy vitesh u bë me fëmijë vetëm pak muaj më parë, por duket se ky ndryshim në jetën e tyre nuk e ka zbehur romancën.