Java e parë e muajit gusht do të filloj me mot të paqëndrueshëm, për shkak të depërtimit mbi rajon të një fronti të ftohtë nga pjesa qendrore e kontinentit Europian.
Të hënën do të jetë mot i nxehtë, ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes, me kalimin e frontit të ftohtë priten zhvillime të vranësirave lokale të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e erë.
Reshje lokale shiu do të vazhdojnë edhe ditën e martë, ndërsa temperaturat maksimale do të pësojë një rënie të lehtë.
Të martën do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me mundësi për reshje lokale shiu, ndërsa nga dita e enjte do të mbajë mot kryesisht me diell e temperaturat do të shënojnë rritje graduale.
Në aspektin termik, temperaturat maksimale do të zbresin rreth vlerave mesatare, nga 33C, të hënën, në 27C-28C, nga dita e martë. Ndërsa temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri në 17C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu-verilindja 3-7m/s. Trysnia atmosferike do të mbetet rreth vlerave normale./ Syri.net