Sipas shtypit amerikan Taylor Swift është ajo që paguan gjithmonë faturat kur del me Tom Hiddleston.
Mesa duket aktori anglez nuk i fut fare duart në xhep. Kur ata dalin për të ngrënë darkë, asistenti i Taylor është i ngarkuari që të paguar faturën, në mënyrë që as këngëtares mos t’i duhet të nxjerrë portofolin.
Kujtojmë se ditë më parë Tom Hiddleston është akuzuar së kërkon t’i marrë pasurinë Swift dhe se dashuria e tij, ndaj saj nuk është e sinqertë. Të jetë vallë e vërtetë kjo gjë?