Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, është fotografuar në plazh me bashkëshortin e saj, duke bërë kështu të mundur që të shohim dhe një dimension tjetër të ministres, atë të një familjareje dhe bashkëshortejeHarito, ashtu si shumë kolegë të saj, deputetë dhe ministra, ka zgjedhur plazhin e Dhërmiut për t’u freskuar në fundjavë, por ka preferuar që plazhi të alternohej me sport. Ajo ka luajtur gjatë volejboll me të shoqin në ujë, si edhe ka preferuar të bëjë not, gjithnjë në shoqërinë e tij. 50-vjeçarja, e cila ka doktoraturë në Informatikë, është relaksuar dhe ka shijuar edhe momente romantike me të shoqin, teksa kujdesej që ta lagte gradualisht që të mos e ndiente shumë të ftohtin kur futeshin në det.Skena shumë njerëzore dhe të bukura, të cilat na duken disi të jashtëzakonshme kur i shohim që bëhen nga njerëz, të cilët kanë detyra të rëndësishme, siç është ajo e një ministri në rastin e Haritos. Gjatë kësaj vere, ne kemi sjellë deputetë dhe ministra, të cilët dukej sikur e kishin bërë me fjalë për të qenë të gjithë në të njëjtin vend./panorama.al