Duket sikur biem në përsëritje, por është e paevitueshme të mos thuhet: Koha ka ndaluar për Mihrije Brahën. Madje nganjëherë duket se ajo po kthehet pas sepse më shumë kalojnë vitet, më e bukur e në formë duket këngëtarja nga Kosova. Braha është e vetëdijshme për këtë fakt dhe krenohet me rininë e saj të përjetshme. Së fundmi kësaj “përralle” ajo i ka kushtuar edhe një këngë, “Sa vjet i kom”. “Jam 48 vjeçe. Vitet si numër nuk fshihen, rëndësi ka të ndalosh kohën dhe të ruash rininë. Mos u lodhni të kërkoni, akoma s’kam rrudha e nuk ka rëndësi sa vjet i kam”, ka thënë Mihrija për gazetën “Paloma”.