Fotot e realizuara së fundi të Marina Vjollcës, prej pak ditësh qarkullojnë jo vetëm në profilin e Marinës dhe të fotografit që i ka realizuar, Endrit Mërtiri, por edhe në atë të partnerit të moderatores, Getit i cili shkruante krenar “My beautiful wife” në Instagramin e tij.
Në setin e fundit për revistën Star, Marina duket vërtet shumë seksi dhe kjo është e dukshme. Dhe për bukurinë e Marinës, edhe motra e saj Luana ndihet krenare, madje edhe publikisht ia ka dhënë gjithmonë Marinës meritat si më e bukur.
Megjithatë, motrat e tregojnë vazhdimisht që janë krenare për njëra-tjetrën dhe nuk harrojnë ta ndajnë këtë edhe me miqtë e tyre në rrjetet sociale. Sa herë Luana ka një këngë të re për të publikuar, Marina është e para mbështetëse dhe po kështu, edhe Luana në çdo projekt të ri të motrës së madhe. Siç ka ndodhur edhe këtë herë, kur Luana ka marrë në dorë revistën me kopertinën e së motrës dhe mbi të ka shkruar “Krenare… Mina ime”. Foton e ka ndarë me të gjithë miqtë në Snapchat. /Class