Aktori i njohur i humorit, Julian Deda është bërë nostalgjik dhe ka ndarë me fansat e tij, një foto kur ai ka qenë 12 vjeç.
Deda e ka shoqëruar foton me një shkrim ku me pak humor ka shkruar: ”12 vjeç. Ishte koha kur nuk na kishte dalë akoma asnjë qime në fytyrë. Pa mjekër e pa mustaqe.”
Por kjo foto mesa duket, nuk është thjesht një foto nga fëmijëria e tij, por ka një rëndësi të veçantë edhe për karrierën e tij aktorale. Ky është roli i tij i parë në një film.