Ishte një periudhë e gjatë kohe ku ‘adhuruesit’ sekretë nuk kishin të sosur pë bukuroshen e Top Channel. Lule pa fund vinin pa emër në adresë të Luana Vjollcës. Ishin aq të bukura ato tufa gjigande lulesh sa e bukura Luana nuk i rezistonte dot tundimit për të mos i publikuar edhe në rrjetet sociale. Pas një pauze të gjatë, duket se djali misterioz është ‘shfaqur’ sërish me një tufë gjigande me lule. Në Instagramin e saj janë postuar vetëm lulet por Luana nuk ka shkruar asgjë rreth kësaj fotoje.