Julian Deda ka shprehur pakënaqësitë e tij mbi mënyrën se si është organizuar koncerti i Dua Lipës në Tiranë, nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Përmes një statusi në FB, Deda shkruan se këngëtrja është paguar me taksat tona dhe po shfrytëzohet për fushatë.
Statusi i plote i Jul Dedes:
Kisha kohe qe nuk merresha me Erin, madje e kisha bere me plan te mos e “ngacmoja” per nje kohe te gjate, por ky nuk te le. E kerkon vete, nepermjet allishverishit te rradhes. Me tmerron fakti, qe Eri shfrytezon Dua Lipen per te mbajtur dhe per te kenaqur elektoratin rilindas.
Une desha te shkoja ne ate koncert dhe u interesova nese ka bileta, apo diçka te tille. Me thashe se nuk ka, gjithçka eshte e lire dhe falas, sepse ky koncert po paguhet me taksat tona. Dakort, deri ketu e pranoj, meqe taksat tona vidhen gjithandej, nuk me ben pershtypje, qe kesaj rradhe shfrytezohen per nje koncert. E keshtu deri dje nuk kishte as bileta, as ftesa, as ambjente te ndara, por pa pritur, me urdher te Erit dje u printuan ftesat, per te cilat dikush ka marre ca lek (nga taksat tona) ne minute te fundit. Dy jane skandalet ne kete rast:
1. Eri i jep disa ftesa falas, vetem atyre qe njeh ai apo jane besnike te rilindjes. Pra jane disa te “privilegjuar” aty qe kane marre pa lek, e theksoj pa lek disa ftesa, qe jane printuar me taksat tona. Dhe ne e dime shume mire, se diçka pa lek mund ta marresh nese e ke shume mik tjetrin.
2. Eri, nepermjet kesaj kenaq elektoratin e vet, se zgjedhjet po vijne dhe i duhen njerezit per te ngjitur postera.
Une nuk di si t’ja ve emrin kesaj, por nje gje eshte e sigurt, Erion Veliaj po shfrytezon Dua Lipen, te cilen e paguan me taksat tona, per qellime elektorale. E gjitha kjo, qe Eri te festojne 1 vjetorin ne krye te Bashkise.