Shumë artistë shqiptarë zgjedhin që të zbukurohen në sallonin e bukurisë “Studio Sellma” , nga duart e grimieres Sellma Kasumoviç. Ajo pa dyshim është grimerja më e suksesshme dhe më e kërkuar e momentit. Përveç suksesit në karrierë, ka arritur që paralelisht të ndërtoje edhe një portret familjar të shëndoshë, shkruan Magazina.al. Grimierja është e martuar me Pleurat Spahiun i cili punon në një kompani si udhëheqës kreativ.
Çifti momentalisht janë prindër të dy fëmijëve, Teos dhe Diellit.