Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord… 25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar… 25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës  25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive. 25/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Olimpiada e Rios/ Zhgënjen atleti Smajlaj, nuk kap as rekordin e tij kombëtar

13/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Olimpiada e Rios/ Zhgënjen atleti Smajlaj, nuk kap as rekordin e tij kombëtar

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj nuk ka mundur dot të kapë finalen e garës së kërcimit së gjati në “Rio 2016”, duke dhënë si rezultat më të mirë 7.72 metra (larg rekordit të tij, 8.03 metra). Rezultat që e renditi atleti kuqezi në vendin e 21-të të klasifikimit të përgjithshëm të kësaj disipline mes 32 garuesve. Distanca 7.72 metra e realizuar nga atleti shkodran nuk ishte ajo që pritej, madje ishte më e dobët se ajo e Europianit të një muaji më parë apo rekordi i tij kombëtar. Vetë Smajlaj pat deklaruar se synonte të kërcente mbi 8 metra, por nuk ia doli dot mbanë, duke u eliminuar shpejt nga gara edhe pse kishte mundësi për më shumë..





Smajlaj ishte në baterinë e parë, ku bënin pjesë 16 atletë (32 në total në dy grupe). Në kërcimin e parë, atleti shqiptar dha rezultatin 7.72 metra, ndërsa në kërcimin e dytë “fluturoi” 7.61 metra. Ndërsa kërcimi i tretë rezultoi faull për atletin kuqezi, që me 7.72 metra u rendit në vendin e 12-të në Grupin A, ku dhe bënte pjesë. Pasi u zhvillua edhe Grupi B, atleti shqiptar zuri vendin e 21-të në renditjen e përgjithshme, ndërkohë që në finale shkuan 12 më të mirët (7.85 vendi i 12-të dhe i fundit që shkoi në finale).

Nëse Smajlaj do të kishte kërcyer në rekordin e tij kombëtar, që është 8.03 metra, ai do ta kishte kapur finalen, ndërkohë që edhe rezultatet e eliminatoreve nuk ishin të larta. Paraqitja e atletit nuk ishte ajo që pritej edhe pse ai gëzonte një formë të mirë sportive. Ndoshta emocionet e një pjesëmarrje të parë në një Olimpiadë ndikuan në këtë rezultat. Atletja e fundit shqiptare që ka mbetur në garë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” është Luiza Gega, që sot pasdite do të garojë në bateritë eliminatore të 3000 metrave me pengesa./opinion.al


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…
Breaking News

Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…

25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…
Breaking News

Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…

25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 
Breaking News

“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 

25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!

25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Next Post
Moti sot, nesër dhe pasnesër, ja orët kur vendi do të përshkohet nga vranësirat

Moti sot, nesër dhe pasnesër, ja orët kur vendi do të përshkohet nga vranësirat








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera