Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Iku nga shtëpia, e gjen policia duke punuar si balerinë në Durrës

13/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Iku nga shtëpia, e gjen policia duke punuar si balerinë në Durrës

Efektivat e Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me Punonjësit e Drejtorisë Vendore të Tatimeve dhe Inspektoriatin e Shëndetit Publik, mbrëmjen e 12 gushtit deri në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë kanë ushtruar kontrolle në akset rrugore kryesore/dytësore, në lokale të ndryshme dhe kryesisht në lokalet e natës, tallava, me qëllim ndëshkimin e shkelësve të ligjit, sekuestrimin e sendeve të paligjshme, armëmbajtje pa leje, drogë, kapjen e personave në kërkim dhe me precedentë penalë, ushtrimin e aktivitetit ekonomik në respektim të dispozitave ligjore me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve. Sipas policisë, “është ushtruar kontrolle në 6 lokale nate, ndaj të cilëve u mor masa e gjobës për shkelje të ligjit antiduhan në ambientet e brendshme”. Në lokalet ku ka ushtruar kontroll, policia ka shoqëruar për në ambientet e komisariatit 14 shtetas për verifikim, 6 prej të cilëve ishin balerina në lokalet e natës. Njëra prej shtetaseve femra të shoqëruara, gjatë verifikimeve, rezultoi se ishte e shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa. Bëhet fjalë për shtetësen B.M. 18 vjeçe, banuese në Tiranë, raporton “Opinion”. Për veprime të mëtejshme, kjo shtetase iu dorëzua Efektivave të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë. Policia e Durrësit informon se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përgjatë gjithë sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë duke vënë para përgjegjësisë ligjore çdo shkelës të legjislacionit në fuqi.






Tags: 18 vjecarjaarratisurbalerine
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Dita ndërkombëtare e mëngjarashëve, faktet që nuk dini për ta

Dita ndërkombëtare e mëngjarashëve, faktet që nuk dini për ta








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera