Ledion Liço dhe Lori Hoxha kanë kaluar fundjavën më të bukur duke qenë të pranishëm në eventin më të rëndësishëm në Europë. Prezantuesi i famshëm i ekranit së bashku me trashëgimtaren e Top Channel kanë ndjekur nga afër ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards dhe jo si spektatore të thjeshtë, pasi ata kanë pasur luksin të ulen në karriget e tribunës VIP, nga e cila na kanë përcjellë edhe foto me buzëqeshje.
Një arsye më shumë që e ka shtyrë dyshen e Top Channel të jenë me patjetër aty, është për të marrë disa ide të reja për realizimin e Top Awards siç shkuan Ledioni përkrah fotos.
Top Awards do të vijë në ekraninin e Top Channel gjatë vitit 2016 duke zëvendësuar kështu Top Fest, i cili do të shpërfaqë sa më shumë ngjashmëri me MTV.
Ndërkohë, ajo që ka bërë përshtypje, është edhe mungesa e Sara-s, e cila siç duket nuk ka shoqëruar motrën dhe të dashurin në MTV EMAs jo nga dëshira, por ngaqë nuk ka arritur të sigurojë një biletë. Kështu ka komentuar ajo në foton e hedhur nga Lori në Snapchat.