Një nënë ka tronditur rrjetin pasi ka publikuar foton e fetusit, pas një abordi spotan. Texana Tiffany Burns, nënë e dy fëmijëve, ishte në javën e 11-të të shtatzënisë, kur humbi fëmijën. Nëna vendosi ta postonte foton në rrjetet sociale për të treguar se fetusi në muajin e 3-të shtatzanisë nuk është thjesht një grusht qelizash. “Kjo është dora ime, në të cilën ndodhet fëmija im i ëmbël, Ezekiel. E kam lindur më 20 janar 2016. Zemra e tij ndaloi në dy ditë pasi kishte kaluar javën e 11-të. Zemra e tij rrihte. Kishte një tingull të ëmbël. Kishte jetë. Nuk ishte thjesht një grumbull qelizash. Ishte i formuar. Shikojeni me detaje. Gishtat e duarve dhe të këmbëve. Unë jam me fat që jam nëna e tij”, shkruan gruaja. Fotoja është shpërndarë me mijëra herë, sidomos nga ata janë kundër abortit. Me siguri ato gra që kishin plan abortin, tani do të mendohen dy herë!!