Këngëtarja Taylor Swift ka vendosur t’u vijë në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet në Luiziana, duke dhuruar 1 milion dollarë për nevojat e tyre. “Fakti që kaq shumë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë është trishtues”, ka deklaruar ylli i popit. Swift ka inkurajuar të gjithë ata që mund të ofrojnë ndihmë ta ndërmarrin këtë hap dhe ka ftuar të gjithë që të luten për banorët e Luizianës në këto momente të vështira.