Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Piramida e fshehur në kodër, më e madhe se e Gizës në Egjipt

17/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Piramida e fshehur në kodër, më e madhe se e Gizës në Egjipt

Pushtuesit vranë 3000 vendas për tri orë, shkatërruan tempujt e lashtë dhe ndërtuan një kishë në majë të asaj që kujtonin se ishte thjesht një kodër e bukur. Më 12 Tetor të vitit 1519, ushtria spanjolle, e drejtuar nga Hernan Kortez, hyri në Çolula të Meksikës së sotme të cilën e plaçkitën dhe masakruan shumë shpejt. Ndryshe nga zonat e tjera ku spanjollët kishin hasur rezistencë të ashpër nga vendasit, këtu gjetën vetëm tempuj të panumërt e të mbushur me dhurata, që të mbroheshin nga zotat. Pushtuesit shkaktuan një nga masakrat më të mëdha dhe në shekujt në vazhdim e mbushën zonën me kisha, më kryesorja e të cilave u ngrit në majë të një kodre që në fakt nuk ishte kodër. Brenda saj fshihej një tempull i ndërtuar që rreth 300 vjet para erës sonë, i rindërtuar më pas edhe nga qytetërimet në vazhdim. Ky tempull është piramida më e madhe që ekziston, 55 metra e lartë dhe me secilën faqe 450 metra të gjatë në bazë. Madje, është monumenti më i madh i ndërtuar nga njeriu deri më sot. Kur u pushtua nga spanjollët, Piramida e Madhe e Çolulas kishte qindra vite që rrinte e mbuluar. Ajo ishte ndërtuar me blloqe të mëdha argjile e të përziera me shkopinj, një lëndë që mbijeton më së miri me klimën e zonës. Në rast afrimi të ushtrive armike, banorët që njiheshin si besimtarë të përkushtuar, por jo luftëtarë, nxitonin ta mbulonin piramidën me dhè e me baltë, duke krijuar kështu një kodër artificiale që ndër vite u mbulua nga bimësia. Spanjollët shkatërruan me qindra ndërtesa që gjetën aty dhe sot ende nuk dihet me saktësi se nga kush është ndërtuar kjo piramidë. Dihet vetëm që ka qenë një zonë e zhvilluar, e pasur, ndëretnike dhe ku organizoheshin ceremoni fetare, duke flijuar deri fëmijë të vegjël. Edhe kur është ndërtuar kisha simbolike mbi kodër, spanjollët nuk e dinin se çfarë fshihej nën të. Vetëm në vitin 1910, kur nisi ndërtimi i një çmendine, u zbulua që aty fshihej një piramidë e lashtë, që sot është një nga vendet më të vizituara nga turistët.






Tags: colulame e madhjapiramide ne koder
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
Next Post
Adi Krasta, ne po të presim! – Nga Flavio Qarri

Adi Krasta, ne po të presim! - Nga Flavio Qarri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera