Pas një periudhe shumë të sukseshme në industrinë muzikore dhe projekteve të shumta të përgatitura nga ajo, Xhensila ka vendosur të shkëputet për të pushuar. Ajo si shumë artistë të tjerë ka preferuar Greqinë për të kaluar pushimet verore dhe sigurisht nuk mund të mungonte prania e dashurisë së saj Bes Kallakut. Xhensila nuk ka mgurruar të na tregojë fotot e para të udhëtimit të saj. Vetëm brenda një dite ajo ka postuar disa foto në instagram ku na tregon bukuritë natyrore të Greqisë. Gjithashtu nuk ka munguar dhe një foto të dedikuar Besit, të cilit ajo i bashkangjit shkrimin “Përgjithmonë bashkë”. Ajo çka tjetër vëmë re në këto foto është edhe shija që Xhenisla ka në veshje. Në çdo foto ajo shfaqet e thjeshtë po mjaft tërheqëse dhe këtu ajo nuk gabon kurrë.