Projekti “Summer Jam” i grupit Baboo Darabuka ka kaluar kufijtë duke u bërë hit edhe në Lindjen e Mesme. Madje kënga është përdorur si vijë melodike edhe në reklamën e Nokias. Anëtari i grupit Alban Sejdiu ka thënë se reklama është bërë kohë më parë me lejen e tyre, madje kane nënshkruar edhe nje kontrate me brendin e famshem te teknologjise.
Baboo Darabuka kishin një sezon të ngjeshur me koncerte në të gjitha trojet shqiptare, ndërsa së shpejti do të vijnë me disa projekte të reja muzikore.
/Telegrafi