Brazili u dha përshëndetjen e fundit Lojërave Olimpike në një festë shumëngjyrëshe dhe ritmike, pavarësisht reshjeve të shiut që binin vazhdimisht. Stadiumi “Maracana” u shndërrua në një skenë të vërtetë feste e karnevalesh që kulmuan me shpërthimin e fishekzjarreve. Por, një prej momenteve më të mira të kësaj ceremonie mbylljeje ishte shfaqja e kryeministrit japonez Shinzo Abe me veshjen e personazhit të njohur të videolojërave SuperMario. Ai u shfaq nëpërmjet një tubi, që në mënyrë simbolike përfaqësonte rrugët e lidhjes mes Rio De Zhaneiros dhe Tokios, ku do të zhvillohet edicioni i ardhshëm i Lojërave Olimpike, në vitin 2020.