Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sezoni i ri televiziv, Jonida Shehu merr autorësinë e “Pasdite në Top Channel”… Çfarë do të ndodhë me ‘pasditet’ e tjera?!

22/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sezoni i ri televiziv, Jonida Shehu merr autorësinë e “Pasdite në Top Channel”… Çfarë do të ndodhë me ‘pasditet’ e tjera?!

Sezoni i ri televiziv duket se do të sjellë ndryshime në programet e pasditeve. Pas lajmit se Orinda Huta nuk do të jetë më as autore dhe as bashkëprezantuese e programit “Vizioni i Pasdites” në “Vizion Plus”, një tjetër lajm vjen nga “Top Channel”. Në këtë sezon të ri, programi “Pasdite në Top Channel” do të ketë për autore dhe prezantuese Jonida Shehun. Pozicioni i autores së programit i ka takuar prej shtatorit të 2012-ës Dori Dakës, ish-zv-kryeredaktores së gazeta “Shqip”.





13938057_10207043343065310_8822018771448465900_o

Por kjo nuk është hera e parë që Jonida Shehu përballet me sfidën e autorësisë. Më herët ajo ka qenë autore dhe drejtuese e programit “Natën Vonë” në “Ora News” dhe e formateve të ngjashme ‘talk show’ në “Albanian Screen”. Vetëm disa ditë më parë në intervistën për kopertinën e rivistawho.com, Jonida Shehu iu përgjigj kështu pyetjes sonë mbi dashurinë që ka ajo për ‘Pasditen’. “E dua ‘Pasditen’ sa çdo punë tjetër që kam bërë në televizion në këto 15 vjet. Shumë domethënë. Sepse sado e thjeshtë të duket, një program i përditshëm të kërkon të investosh gjithë energjinë dhe veten tënde. Nëse dashuria për të nuk është e padiskutueshme, nuk mund ta zgjasësh dot shumë këtë angazhim. Të kthehet në vuajtje dhe torturë të vërtetë”, – tha ajo.


Nuk dihet ende se cilin koleg të medias do të ketë rival në pasditen e “Vizionit”, por si prezantuese është rikonfirmuar Anila Çela. Sakaq, siç dihet tashmë me rikthimin në ekran Rudina Magjistari nuk do të ketë me një emision pasditeje, por mesdite. Mësohet gjithashtu se është në pikëpyetje edhe programi i pasdites në “TVSH”, në të cilin me ardhjen e drejtorit të ri i janë dhënë fund projekteve të së shkuarës, duke synuar përmirësimin dhe risitë në sezonin e ri.

Tags: Jonida ShehuPasdite ne Top Channel
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit
Breaking News

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit

10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”
Breaking News

Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”

10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj
Breaking News

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Next Post
Bleona sfidon kokë më kokë Justin Bieber (VIDEO)

Bleona sfidon kokë më kokë Justin Bieber (VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera