A është kthyer Lady Gaga në termat e “nomales”?! Duket se ajo ka arritur sërish t’i habisë të gjithë, por kësaj here jo me qerpikët e saj të purpurt gjigandë dhe as me veshjet me pupla. Ajo i ka lënë të gjithë me‘gojë të hapur’ me look-un e saj të ri, të stilit: xhinse e bluzë pambuku dhe këpucë të sheshta. Por jo vetëm… Në mes të muajit korrik lajmi u bë zyrtar, ajo u nda nga ish-i dashuri i saj Taylor Kinney me të cilin pati një histori dashurie 5-vjeçare. Lady Gaga i surprizoi të gjithë me deklaraten e saj ne instagram ku theksoi se ata besonin shumë se ishim shpirtra binjakë, por si të gjitha çiftet edhe ata kaluan vështirësi të mëdha.
Ndryshimet e këngëtares e cila shquhet për ekstravagancën në stilin e jetës duket se kanë filluar qysh prej fundit të muajit Maj. Ajo tashmë i është kthyer një mënyre veshjeje tërësisht normale, por të çuditshme për sytë e fansave, thua si të mos qe e njëjta këngëtare e cila u paraqit në MTV Music Awards të viti 2010 me një veshje të realizuar prej mishi.
Shikoni transformin e saj për këto në fotot…