“Janë të kompleksuara dhe të palumtura..”, këto ishin fjalët e këngëtares Rovena Dilo për të gjitha ato që e komentuan negativisht në foton e saj topless. Është apo s’është kompleks, sidomos në shoqërinë shqiptare, nuk mund ta thotë dikush me siguri, por që një lëvizje e tillë do guxim është e sigurt.
Rovena ishte një nga femrat e showbiz-it shqiptar që preferuan të kalojnë ditën në plazh pa pjesën e sipërme të rrobave të banjës. Pak kohë më parë Bleona, e njohur si një vajzë mendjehapur që nuk nguron kurrë të shprehë atë që ndjen, ka shijuar disa ditë në plazhin e Karaibeve, po ashtu topless.
Ndërsa sot e kishte radhën këngëtarja që ka provokuar shumë opinionin kohët e fundit, Enca. Ajo ka publikuar pak orë më parë një foto ku duket se po shijon rrezet e diellit në shoqëri të mikeshës së saj. Enca, topless përshkruan po shijon, sipas saj, disa nga ditët më të bukura të kësaj vere.