Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që… 18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa  18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…” 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja si do festohet Shenjtërimi i Nënë Terezës me 4 Shtator në New York

25/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja si do festohet Shenjtërimi i Nënë Terezës me 4 Shtator në New York

Shenjtërimi i Nënë Terezës është një moment historik për komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork. Anëtari i Legjislaturës Shtetërore të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, thotë se aktiviteti në Manhatan është organizuar me qëllimin që të festohet vepra e humanistes së madhe në ditën e shenjtërimit të saj:





“E fillojmë me transmetimin e drejtpërdrejtë të meshës nga Roma, në ora 4 të mëngjesit në Nju Jork. Presim të mblidhen qindra vetë për këtë meshë, që ta ndajmë dhe ta festojmë këtë moment me të tjerët dhe të marrim pjesë në këtë zhvillim historik. Do të kemi edhe meshën tonë nën drejtimin e Peshkopit Walsh në mesditë. Dhe më pas do të kemi një ditë të mbushur me aktivitete gazmore: kërcime, këngë, folklor”.

Aktiviteti bashkon njerëz nga fe të ndryshme në emër të dashurisë dhe përkushtimit që zoti Gjonaj thotë se dëshmoi Nënë Tereza gjatë gjithë jetës së saj. Pjesëmarrës në aktivitet do të jenë pjesëtarë të komunitetit nga të gjitha besimet. Komuniteti shqiptar, thotë politikani nga Nju Jorku, po ofron një shembull se si mund të bashkohemi të gjithë, në emër të veprës së Nënë Terezës”.


“Ne kemi qenë shumë me fat që kemi një Nënë Terezë me prejardhje shqiptare… Ky është momenti që komuniteti shqiptar të tregojë se çfarë arriti të bënte një individ, me mjete modeste. Është shembull i një jete me synime të larta, i një jete që sjell ndryshime”.

Shqiptarët, thotë zoti Gjonaj, nuk mblidhen për ta përvetësuar Nënë Terezën, por për të ndarë me botën veprën e saj në shërbim të më të përvuajturve, që ka frymëzuar njerëz nga përkatësi të tjera etnike: “Pjesëtarë të elektoratit tim më afrohen e më thonë “E di që Nënë Tereza është shqiptare?” Pra vijnë e më informojnë mua për prejardhjen e Nënë Terezës. Janë shumë krenarë sepse në jetët e tyre kanë parë, kanë mësuar, kanë ndjekur këtë grua që do të bëhet shenjtore, ndoshta edhe janë takuar me të. Ky moment prek të gjithë njerëzit, pavarësisht nga prejardhja etnike, apo besimi fetar”.

Zoti Mark Gjonaj ruan një kujtim të dashur nga fëmijëria kur Nënë Tereza erdhi në Nju Jork dhe ai e pa nga afër nobelisten e famshme gjatë meshës, megjithëse në atë moshë nuk e kuptonte se çfarë përfaqësonte ajo.

Ai e pranon se nuk është e lehtë të ndjekësh shembullin e një njeriu të tillë, sidomos për dikë në politikë. Por bota, beson zoti Gjonaj, do të ishte një vend shumë më i mirë sikur njerëzit të ndiqnin një jetë të frymëzuar nga vepra e saj.

Në këtë këtë moment historik, ai shpreson që shqiptarët do të gjejnë një mision më të madh brenda vetes, në shëmbëlltyrën e bijës më të famshme që ka nxjerrë kombi:“Ajo bëri një jetë modeste. Ajo thoshte se në fund të jetës nuk do të ketë rëndësi sa pasuri kemi grumbulluar, sa shtëpi po lëmë pas, çfarë po u lëmë fëmijëve, por nëse po e lëmë këtë botë më mirë se e gjetëm, dhe çfarë kemi bërë për ta ndryshuar botën.

Në këtë kohë të kufizuar që ndajmë me motrat e vëllezërit tanë, çfarë kemi bërë për t’ia bërë jetën më të mirë? Nuk mendoj se shqiptarët në vendet e tyre po jetojnë duke ndjekur gjurmët e Nënë Terezës. Mendoj se preokupohen shumë për veten, për ato që mund të marrin, jo sa mund të japin”./opinion.al

Tags: new yorkshenjterimi i nene terezessi do te festohet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit
Breaking News

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit

18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…
Breaking News

“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…

18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…
Breaking News

“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…

18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 
Breaking News

“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 

18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”
Breaking News

Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”

18/01/2026
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Next Post
FOTOT / Ja si ka shkuar kjo javë për yjet e Hollivudit…

FOTOT / Ja si ka shkuar kjo javë për yjet e Hollivudit...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera