Ditën e djeshme ajo ka publikuar kopertinën e albumit të saj të parë të titulluar “Dua Lipa” ashtu si emri dhe mbiemri i saj, i cili përfaqson atë si person dhe si artiste. Por së shpejti Dua Lipën do mund ta njohim akoma më shumë përmes një dokumentari i cili është realizuar nga “NPR Music” dhe pritet të shfaqen në ekran më 31 gusht. Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, Dua ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj së ndërkohë që ka qëndruar për dy ditë në New York, ajo ka xhiruar një dokumentar i cili flet për jetën e saj dhe proçesin krijues që fshihet pas këngëve të saj.