Ai ka dalë në plazh si gjithë dynjaja, por shprehja e tij mitike “Mbani frymën njerëz!”, është e para që të vjen ndër mend, sapo sheh gazetarin dhe komentatorin sportiv, Dritan Shakohoxha. Javën e kaluar, Shako ishte në plazhin e Dhërmiut, te pjesa e VIP-ave dhe u fotografua nga paparaci i “Panorama” teksa ecte bregut të detit. Dhe, meqë e kemi në këmbë, ia vlen të bëjmë një koment për linjat. Gazetari që është shumë pranë sportit, duket se nuk ka asnjë lidhje me jetën sportive dhe me atë në lëvizje, mesa duket. Ky është thjesht një deduksion, duke parë linjat e tij të rrumbullakosura, shkruan “Panorama”. Ose dëshira për të ngrënë tejkalon çdo lloj pasioni estetik. Nejse, të gjithë kanë zgjedhjet e tyre në jetë. E rëndësishme është që kur vjen puna për ndeshjet e futbollit, komentet e Shakos i pëlqejnë të gjithë, sepse ia shtojnë akoma edhe më shumë emocionin dhe adrenalinën ndeshjes.