Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Somerset të Anglisë, ku me mijëra persona kanë mbetur të bllokuar në trafik për më shumë se 3 orë. Policia bëri të ditur se një vajzë 25-vjeçare kishte tentuar të hidhej nga një urë dhe ishin dashur gati 3 orë për të negociuar me të që të mos kryente këtë akt. Në anën tjetër ishte krijuar një varg makinash që i kalonte 30 kilometra. Të mbetur në mes të rrugës, në një situatë të tillë, disa filluan të luanin regbi e futboll, dikush doli shëtitje me qentë, ndërsa kishte kohë që një polic të bënte një “selfie”, e ta postonte në rrjetet sociale, ku i kërkonte falje personave të mbetur në trafik, ndërsa sqaronte situatën.