Charlize Theron ndoshta ka bërë veprimin e duhur për të kënaqur djalin e saj, duke e veshur si personazhin e tij të preferuar por duket se një pjesë e mirë e njerëzve nuk e kanë pritur mirë këtë gjë. Shumë fansa nuk kanë reaguar mirë ndaj disa fotove që kanë pushtuar mediat online, ku Jackson 4-vjeç shihet të ketë veshur një fustan me ngjyra të shoqëruar me një kapelet me gërshetin e famshëm të Elisa, teksa ka dalë të shëtisë me nënën e tij. Një grup njerëzish kanë përdorur rrjetin social “Twitter”, duket kritikuar Theron si nënë. Disa prej tyre mendojnë se aktorja po degradon djalin e saj, të cilin e ka birësuar në 2012 nga Afrika Jugore. Ndërsa disa të tjerë pretendojnë se ajo po e bën konfuz djalin duke e lejuar të vishet në këtë lloj mënyrë.