Klani Kardashian-Jenner të cilat janë mjaft aktive në Instagram, mesa duket kanë thyer disa rregulla të këtij rrjeti social në lidhje me publicitetin që iu bëjnë markave dhe produkteve të tyre, dhe kjo gjë mund të ketë pasoja të rënda për të.
Instagram është duke studiuar mundësinë për t’u vendosur një gjobë për shkelje të rregullave në këtë rrjet social. Në fakt organizata ”E vërteta në publicitet”, i kishte paralajmëruar se reklamat që ato bënin nuk kanë qenë aspak etike.
Atyre iu është dhënë një afat i caktuar që të rregullojnë një numër postimesh ku marka del mbi çdo gjë në foto, gjë që nuk lejohet, pasi kjo gjë është si të bësh një reklamë të nënkuptuar dhe të fshehtë.
Kështu që ato, mund të paditen nga Instagram duke i detyruar të ndajnë të ardhuart që kanë fituar në mënyrë ilegale nëpërmjet këtyre reklamave të fshehta.