Justin Biber është paditur nga nëna e një vajze, pasi nuk ka shkuar në një takim të paguar nga ajo dhe disa të rinjë të tjerë për ta parë nga afër këngëtarin dhe ta përshëndesin- informon agjensia Notimex.
Melissa Matthai kërkon falje dhe pagesën e dëmeve nga Biber, i cili akuzohet për neglizhencë dhe mashtrim ndaj fansave.
Padia ka të bëjë me një nga dy koncertet që këngëtari ka dhënë në arenën American Airlines, Miami, Florida, në fillim të korrikut.
Matthai ka paguar 856 dollar për veten dhe për vajzën e saj, Gabriela, për të parë koncertin e Justin Biber. Por përveç koncertit, bileta e tyre përfshinte edhe një takim për të përshendetur këngëtarin.
Megjithatë Biber kishte vendosur qysh më herët se nuk do të bënte më takime të afërta me fansat e tij, pas një incidenti me sigurinë.
Edhe pse thuhet se kompania që organizon turnet e tij, ka vendosur t’ju rikthejë paratë personave të prekur nga vendimi i këngëtarit, avokati i Matthai, është shprehur se ata nuk e kanë bërë këtë gjë.