Aurela Gaçe e cila është gjithmon aktive nëpër rrjetet sociale, ditën e sotme ka publikuar një foto mjaft të veçantë e komike.
Në foto shfaqet vajza e saj, Graçe dhe Kaltrina, vajza e Dr. Florit. Ato mesa duket kanë krijuar një lidhje mjaft të ngushtë me njëra-tjetrën dhe këtë gjë e pasqyrojnë edhe në foto.
Por duket se labet ashtu siç shprehet edhe vet Aurela kanë një mënyrë shumë të veçantë të të dashuri. Në foto shihet Graçja e vogël e cila e shtrëngon Kaltrinën në dorë, duke ia bërë ”copë” siç shprehet edhe këngëtarja poshtë fotos, me shprehjen tipike vlonjate ”Të dua moj qëne”.