Ka qenë një mbrëmje ndryshe nga të tjerat ajo e djeshme për të rinjtë e LRI-së, të cilët kanë patur fatin të kishin pranë tyre ish-Presidentin e vendit, Rexhep Mejdanin, kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Velinë me bashkëshorten por edhe kryetarin e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Mikpritësi ka qenë sigurisht kreu i LSI-së njëherësh edhe i Kuvendit, Ilir Meta, i cili së bashku me bashkëshorten, Monika Kryemadhi kanë ofruar për të rinjtë një mbrëmje ndryshe me gatime tradicionale shqiptare si dhe me këngë e valle. Gazeta ‘Express’ sjell disa nga momentet më të bukura të mbrëmjes së djeshme në plazhin e Jalës ku dhe u mbyll kampingu veror i LRI-së./ Express